Home Kulture “Bonusi i rijetësimit” për vitin 2022 mbështeti 40 projekte në vend

“Bonusi i rijetësimit” për vitin 2022 mbështeti 40 projekte në vend

Në vitin që lamë pas “Bonusi i rijetësimit” mbështeti 40 projekte nga veriu në jug të vendit. Kjo u bë me dije më parë nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, që shprehej në rrjetet sociale se është një nga nismat e rëndësishme. ““Bonusi i rijetësimit”, një nga nismat më të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës për vitin 2022 mbështeti 40 projekte restaurimi dhe rijetësimi nga jugu në veri të Shqipërisë! Jo vetëm evidentim i trashëgimisë kulturore, por edhe mbështetje për individin dhe familjen”, thuhet nga ministrja e Kulturës në rrjete sociale. Për vitin që lamë një fond prej 10 milionë lekësh të reja ishte për projektet e “Bonusit të rijetësimit”. Ministria shpalli thirrjen e parë në maj të vitit 2022, për të pasur më pas një listë paraprake dhe më tej fituesit. “Bonusi i rijetësimit” sipas MK do të vinte në ndihmë të pronareve /përdoruesve të ligjshëm të pasurive të paluajtshme që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave. Objekt i financimit të “Bonusit të rijetësimit” ishin ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese në pasuri të paluajtshme në pronësi private të cilat ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të ansamblit historik urban/qendrave historike të tilla si: mirëmbajtje, restaurim çatie, fasada, muraturë, porta, dritare, deri në 1.000.000 lekë; ndërhyrje për restaurim/ rijetësimit të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike, ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave ku mund të përfshihen edhe: instalimet elektrike, sanitare, mekanike, të mbrojtjes ndaj zjarrit, deri në 5.000.000 lekë.

Previous articleNga kontrolli në banesën e Ramazan Rrajës tek arrestimi i Akil Nerjakut, si u zhvillua aksioni Top sekret nga SPAK
Next articleVetëm 18 vjeç, Barcelona gjen “Messin e ri” në Argjentinë. I vendos klauzolën 400 milionë euro