Home Bota Bombardimet ruse, Stoltenberg: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por…

Bombardimet ruse, Stoltenberg: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por…

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë u shpreh se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por sipas tij mund të ndodhë për një periudhë afatgjate.

“Vendet e NATO-s bien dakord që Ukraina duhet të bëhet anëtare e Aleancës, por kjo është gjithashtu një perspektivë afatgjatë”, tha Stoltenberg, duke kërkuar që të ndërtohet një “kornizë” për të shmangur çdo pushtim të ri në të ardhmen.

Stoltenberg po viziton Finlandën, e cila gjithashtu synon anëtarësim në NATO.

Previous articleShqipëria, qendra e botës në Mesjetë: Flet historiani Pëllumb Xhufi!
Next articleNdryshimi sekret i WhatsApp-it që do t’ju lejojë të modifikoni mesazhet