Home Politike Blushi: Kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre regjimi fashist e quan...

Blushi: Kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre regjimi fashist e quan krim, të fortët që ndërtojnë kulla në mes të Tiranës amnistohen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar qeverinë e vendit se dënon me burg më të varfrit dhe më të dobëtit në vend, teksa ka sjellë rastin e një 56-vjeçari nga qyteti i Korçës që është arrestuar për shkak se po riparonte banesën e tij për festat.

Blushi shkroi më tej se oligarkët dhe të fortët që ndërtojnë kulla pa leje në mes të Tiranës amnistohen, ndërsa kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre, ata ndëshkohen.

“Sikur të mos u mjaftonte mjerimi ku i ka zhytur me keqqeverisjen e tij 10-vjeçare, Edi Rama po u ofron të varfërve dhe më të dobtëve për Krishtlindje dhe në prag të Vitit të Ri vetëm një festë: burgun!

Policia e “Rilindjes” njofton me bujë të madhe se ka proceduar penalisht një 56-vjeçare në fshatin Mborje të Korçës pse po riparonte banesën e saj për festa.

 

 

Kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre, për regjimin fashist quhet krim dhe meriton ndëshkim.

Kur oligarkët dhe të fortët ndërtojnë kulla pa leje mes Tiranës, amnistohen, pasurohen dhe shpërblehen nga “Rilindja” me tendera.

Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre ndaj këtij regjimi kriminal që i trajton shqiptarët e varfër si armiq, i shtyp, i dhunon, i arreston, u rrëmben pronën, u shkatërron të ardhmen dhe i dëbon nga Shqipëria”, shkroi ai./BW

Previous articleI dënuar për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, ish-agjenti i SHIK nis një betejë të re gjyqësore
Next articleDy dëshmitë që mund të japin të dhëna të reja për fatin e Ervis Martinajt