Home Bota Bloomberg: Times Square ishte caku i radhës

Bloomberg: Times Square ishte caku i radhës

largea_021366959006Kryebashkiaku i New York-ut Michael Bloomberg thotë se Times Square ka qenë caku i ardhshëm i sulmit të të dyshuarve për bombat në maratonën e Bostonit.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me komisionarin e policisë së New York-ut Raymond Kelly, Bloomberg shpjegoi se planet për këtë sulm të dytë të shmangur terrorist në Shtetet e Bashkuara, e kishte rrëfyer vet i dyshuari hetuesve të FBI.

Dzhokhar Tsarnaev, u arrestua para pak ditë si i dyshuar për sulmet në Boston.

Ai gjendet i shtrirë në spitalin e Bostonit, por edhe atje po merret në pyetje.

Sipas kryekomisionarit të policisë Kelly, gjatë dëshmisë së tij dhënë hestuesve federal Tsarnaev ka pohuar se pesë bomba tjera artizanale që kanë mbetur nga sulmi në Boston, kishin planifikuar t’i shpërthejnë në New York.

Vëllau i madh i tij Tamerlan është vrarë në Boston nga forcat policore.

Sulmi terrorist në Boston la 3 të vdekur dhe rreth 260 të tjerë të lënduar.

Previous articleMoskë, 38 të vdekur nga zjarri në spitalin psikiatrik
Next articleSelimi: Nuk i është dhënë autonomi politike serbëve në veri