Home Aktualitet Bllokohen mbi 25 tonë mbetje të rrezikshme në Portin e Ankona-s, do...

Bllokohen mbi 25 tonë mbetje të rrezikshme në Portin e Ankona-s, do të dërgoheshin në Shqipëri

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas, në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.

Mbetjet përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, ndërsa bllokimi është bërë nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinierët.

Konfiskimi i mbetjeve është bërë në kohë të ndryshme, përgjatë muajit shkurt, pas kontrolleve të shpeshta të mbeturinave dhe mallrave të eksportit. Mediat shkruajnë se rasti i parë ka të bëjë me një ngarkesë të dyshuar të kontrolluar më 4 shkurt, që përmbante pajisje elektrike pa dokumentacion, që klasifikoheshin të rrezikshme. Mbetjet ishin gati të dërgoheshin në Shqipëri.

Ndërkohë, më 14 shkurt, është sekuestruar një kamion plot me makina larëse dhe furra të jashtëligjshme, që ishin pa dokumentacionin, që vërteton origjinën. Edhe kjo ngarkesë ishte e destinuar për Shqipërinë.

SOURCEBulevard News
Previous articleFrika nga virusi kinez, Rama: Politikanët e së keqes duan kaos, rrëmujë dhe dëshpërim
Next articleNetanyahu i vendosur të vazhdojë ndërtimet në Bregun Perëndimor