Home Bota Blinken: Pas sulmit ndaj Rushdie qëndron Irani

Blinken: Pas sulmit ndaj Rushdie qëndron Irani

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shënjestron Iranin si autor të sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. Mediat shkruajnë se Blinken është shprehur se sulmin e lidh drejtpërdrejt me retorikën e Teheranit.

“Në mënyrë të veçantë, institucionet shtetërore iraniane kanë nxitur dhunë kundër Rushdie për breza të tërë, dhe mediat e lidhura me shtetin kohët e fundit kanë përgëzuar për tentativën ndaj tij. Kjo është e neveritshme,”- mësohet të ketë thënë Blinken.

Vetë Irani e mohon përgjegjësinë. Rushdie u godit me thikë nga një 24-vjeçar në momentin që po mbante një seminar në Nju Jork. Ai u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën e mund të flaës. Autori i sulmit Hadi Matar është vënë në pranga dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.