Gazetari Blendi Fevziu, së fundmi në një intervistë foli për librin e tij “Enver Hoxha” që është përkthyer tashmë në 12 gjuhë të botës.
Ai zbuloi dhe mesazhin që Nënë Tereza i dërgoi Enver Hoxhës gjatë periudhës kur kishte të ëmën sëmurë.
Hoxha sipas Fevziut nuk e lejoi Nënë Terezën as të futej në Shqipëri, por as që të merrte nënën në Romë.
Gazetari tregoi se Gonxhe Bojaxhiu nuk arriti ta shohë të ëmën për së gjalli.
“Shokimi ka qenë sjellja e Enver Hoxhës me Nënë Terezën dhe klerin katolik. Historia e Nënë Terezës ka qenë një nga historitë më të dhimbshme që mund të lexosh në libër. Nënë Tereza ishte larguar nga Shkupi në moshën 18 vjeçare, familja e saj erdhi në Shqipëri. Një ditë e lajmëruan se nëna është shumë sëmurë dhe Nënë tereza i shkruajti një letër Enver Hoxhës.
Letra Hoxhës nuk i shkoi direkt po i shkoi nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, i cili i tha ambasadorit shqiptar që ka një mesazh për Hoxhën që nëna e një murgeshe që quhet Gonxhe Bojaxhi të mund të shkojë në Romë për të takuar vajzën që se kishte parë prej 40 vjetësh. Por bën një gafë ministri i jashtëm francez dhe thotë se për këtë interesohet dhe Zhaklin Kenedi.