Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 356 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 7.258 mostra të testuara.
Në 24-orë nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi ndërsa numri i qytetarëve të shëruar është 53. Raste aktive aktualisht janë 2.083.
Njoftimi i plotë:
Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195. Në total numri i rasteve aktive është 2.083.