Home Kosova Bilanci i Covid në Kosovë: 152 persona të infektuar dhe asnjë humbje...

Bilanci i Covid në Kosovë: 152 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 152 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 5.474 mostra të testuara.

Në 24-orë nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi ndërsa numri i qytetarëve të shëruar është 20. Raste aktive aktualisht janë 872.

Njoftimi i plotë:

Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102. Në total numri i rasteve aktive është 872.