Home Kosova Bilanci i Covid në Kosovë/15 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

Bilanci i Covid në Kosovë/15 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 15 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në 1.440 mostra të testuara.

Në 24-orëshin paraprak fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është 8 qytetarë. Raste aktive aktualisht janë 330.

 Njoftimi i Ministrisë:

Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711. Në total numri i rasteve aktive është 330.