Home Europa Bilanc tragjik në Spanjë/ 832 viktima brenda 24 orëve nga koronavirusi,...

Bilanc tragjik në Spanjë/ 832 viktima brenda 24 orëve nga koronavirusi, mbi 72 mijë të infektuar

Ditën e sotme Spanja ka raportuar 832 vdekje nga Covid-19 brenda 24 orëve duke e çuar numrin total të të vdekurve në të gjithë territorin spanjoll në 5.690.

Ministria Shëndetësisë në Sanjë gjithashtu tha se janë regjistruar edhe  8189 infeksione të reja të konfirmuara nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Spanjë tani ka arritur në 72,248.

Spanja është  vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga Covid-19, dhe renditet e katërta për personat e infektuar.

Kujtojmë që Spanja sa i përket shifrave të  të vdekurve po ngjason me Italinë e cila javën e kaluar çdo ditë e më tepër shënonte rritje të bilancit të vitkimave, ku dje shokoi botën pasi u regjistruan rreth 969 persona të vdekur nga COVID-19.

SOURCEBulevard News
Previous articleDizajnerja nga Tetova ndihmon qytetarët në kohën e pandemisë, prodhon maska mbrojtëse falas
Next articleLautaro i thotë po Barcelonës, Interi kërkon 150 milionë euro