Home LifeStyle Big Brother VIP 2, Arbana Osmani: Shpresojmë mos të kemi një dyshe...

Big Brother VIP 2, Arbana Osmani: Shpresojmë mos të kemi një dyshe si Iliri dhe Donaldi

Arbana Osmani është një nga moderatorët më të dashurat për publikun. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Arbana foli për “Big Brother VIP”.

‘Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. Ato personazhe ishin vërtetë shumë simpatikë dhe antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë tifozeri që u krijuan.’- tha Arbana.

Ajo u shpreh se nuk dëshiron që këtë vit të ketë një dyshe si Donaldi dhe Iliri. Ishte e bukur thotë moderatorja, mirëpo e vështirë për ta menaxhuar.

Pyetje: Mendon se do ketë një dyshe të tillë në BBV2?

‘Shpresoj që jo, e uroj me gjithë zemër. Ishte shumë e bukur ta kishe, por edhe vështirë të menaxhoje gjithë presionin se ishin shumë afër me njëri-tjetrin.’- tha Arbana.

Previous articleGjykata liroi infermieret, reagon e zhgënjyer vajza e Minire Nurës: Na u thellua plaga në zemër
Next articleBordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi