Home Kronika Bie nga kati i tretë, 13-vjeçarja në Lezhë në gjendje të rëndë...

Bie nga kati i tretë, 13-vjeçarja në Lezhë në gjendje të rëndë për jetën

Një vajzë 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë. Mësohet se e mitura ka qenë duke luajtur dhe aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte pranë rrugës së “Shtrusit”. Ajo është dërguar në spitalin e Lezhës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht raportohet se e mitura ka dëme të mëdha në kokë e trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje familjarët për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

SOURCEbulevard news
Previous articleRama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk beson askush
Next articleFOTO/ Humb kontrollin e automjetit, shoferi del nga rruga në aksin Sukth-Maminas