Home Maqedonia Bexheti në takimin joformal në Dublin

Bexheti në takimin joformal në Dublin

largea_bexheti1358412160 Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti prej sot merr pjesë në takimin joformal të ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, që po mbahet në Dublin, Republika e Irlandës, në kuadër të Kryesimit irlandez me Këshillin e BE-së.

Qëllimi i takimit joformal është aktualizimi i prioriteteve në sferat e drejtësisë dhe punëve të brendshme, si dhe diskutimi për çështjet më të rëndësishme.

Në takim është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrave të Drejtësisë nga vendet anëtare të BE-së, eurokomisionerë, përfaqësues të agjencive të Unionit dhe nga organizatat e tjera ndërkombëtare.

Previous articleRusia, në Hënë me 50 vjet vonesë
Next articleShtatzënë dhe krenare: Shakira pozon në krah të Pique