Nga Bashkim Kadiu / Gara elektorale parazgjedhore ka filluar si një betejë e padomeruar në retorikën e politikës shqiptare, e kjo shihet e vihet re tek e majta që në vend që të sjellë mesazhe prosperiteti dhe bashkëpunimi na kalon në shpifje e mashtrime komuniste. Koalicioni i djathtë i kryesuar nga PD-ja duhet të ketë kontroll të plotë dhe autoritet për tiu përgjigjur me dinjitet sjelljeve të pahijshme të grupit së majtë, i cili është renditur për nga gjuha dhe shpifjet dhe që mban markën e ngjalljes së dhunës dhe konfliktualitetit politik. Këto grupime ordinere në renditje FRD-ja dhe Aleanca KuqeZi si dhe të veçuar individë ordinerë si Mile e Gjinushi krijojnë klimë tensioni dhe incidente politizuese nga ku viktima kërkon të peshkojë për të arritur karrierë. Nga investigimi i opinioneve rezulton se PS-ja dhe proshutat e guzhinës së saj e kanë ndierë këmbanën e turpit që i ndjek nga pas dhuna e të shprehurit në mitingje për të rrëzuar PD-në dhe koalicionin e djathtë nga qeveria. E majta ka zgjedhur gjuhën e trillimeve ndaj së djathtës së bashkuar dhe në kushte depresioni ndjen humbjen me 23 qershor të 2013-ës. Si gjithmonë z. Berisha i bën apel forcave politike për të shpalosur dinjitetin politik e të ndershëm gjatë zgjedhjeve që sjellin dhe duhet të arrijmë në integrimin evropian. Me një përqindje të lartë modestie e të përqendrueshme në realizimin dhe mbajtjen e premtimeve, PD-ja si një forcë motorike edhe këtë 23 qershor paraqitet me një program dinjitoz nga ku del i fituar në këto zgjedhje. Unifikimi i sëdjathtës në programin e saj politik e ka për detyrë t’i bëj thirrje spektrit të majtë të mbajë qëndrim dhe të mos shpërthejë në histerizëm politik e në veçanti kundër Berishës. Si Topi dhe Spahiu janë të bindur se nkredencialet politike të Berishës tashmë janë të afirmuara, ai njihet në botë si një politikan i moderuar, i dinjitetit politik me aftësi analizuese e shpirt aksioni drejt së ardhmes evropiane. Siç dihet nga të gjithë Partia Demokratike është në parternitet të plotë me zgjedhësit dhe si e tillë duhet të mbetet dhe gjatë ditëve të zgjedhjeve për të menaxhuar votimet, sa më drejtë e me kulturë demokratike. Pasojat e një morali dështak në politikë siç është PS-ja, FRD-ja, Aleanca KuqeZi përcjellin konfrontimin gjatë fushatës së zgjedhjeve ndaj PD-së dhe qeverisë Berisha duke shpifur, prandaj duhet të jetë dinjitoze në qëndrimin e saj qeverisja e koalicionit të djathtë. Duke pasur parasysh egoizmin e shfrenuar brenda kësaj periudhe të qershorit seksionet në rrethe të Partisë Demokratike duhet të jenë më afër masës së gjerë dhe pa hezitim të parandalojnë klimën agresive të disa karrieristëve të majtë që kërkojnë me dashje destabilizim shoqëror. Impenjimi duhet të jetë profduktiv dhe i dobishëm. Me vizion drejt fitores qeverisja Berisha ka aplikuar gjatë qeverisjes së saj moton “ndryshim” që gjatë këtyre viteve e ka kthyer në realitet. Demokracia peshon nga e vërteta që në parim sjell lirinë e shprehjes, mendimit dhe të jetuarit të lirë. Rastet janë të pafundme, aty funksionon shteti demokratik me shembull, ide dhe punë të përkushtuar për të barritur rezultate progresiste. Sot o kurrë cilido prej nesh e sheh dhe e jeton ndryshimin duke pasur besim në të ardhmen. Për të bërë pak retrospektivë, Shqipëria kalon çdo ditë e sa vjen më shumë në njohjen e ligjit, në zbatimin e tij kur dëshmojnë rezultate të një reforme madhore me njerëz të aftë, të zotë drejt realizimit të aspiratave kombëtare. Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj, pavarësisht nga pengesat e vështira që ka kaluar, që janë krijuar nga mbeturinat me diktaturës, prap se prap ka arritur rezultatet e fitores dhe është duke u përpjekur për të marrë statusin për në BE. Çdo politikan i ndershëm, besnik i demokracisë ka gjetur veten më së miri në qeverisjen demokratike, ka gjetur hapësirë për të kontribuar mbi ide e parime në programin e sa gjithnjë në shërbim të kombit. Qeverisja Berisha me një vizion të qartë po bën hapa të vendosura tashmë të njohura për vlerat e tyre kombëtare. Dallimi ndërmjet atyre të pa moral në politikë që deri dje ishin në gardën e së djathtës dhe sot janë kthyer në shushunja si Topi me shokë, shoqëria civile do të dijë t’i vlerësojë pasi unitetib ndërmjet PD-së dhe zgjedhësve dhe qeverisë së koalicionit është i suksesshëm. Shumë intelektualë në PD janë përcues alternativash që janë bazamenti i shëndoshë për të ardhmen drejt fitores 2013. Ata konceptojnë se me praninë e njohjes së interesave të popullit npër një ekonomi gjithnjë në rritje do të thotë një investim akoma më të madh i përpjekjeve të tyre drejt një qeverisjeve që kërkon ndershmëri. Shumë shtresa të popullsisë e kanë gjetur të mbrojtur veten e tyre për problemet jetike tek qeverisja Berisha. Në analizën e punës së bërë nga qeveria demokratike dhe aleatët e saj shumë lehtë do të mund të veçosh dukuritë më pozitive që konfirmojnë rezultate të dukshme. Pas difekteve mashtruese, shpifjeve të së majtës dhe të satelitëve ordinrë të saj si Milo, Gjinushi, Topi e Spahiu ku shfihet karrierizmi, totalitarizmi që akumulojnë hakmarrje nga paaftësia e njohjes së të bërit politikë në shërbim të kombit dhe virusë të tillë ende dhe sot vazhdojnë të zhgënjejnë veten. Zhvillimi dhe e ardhmja e vendit është në shina progresiste vetëm në saj të qeverisjes demokratke që është bindëse në funksionimin dhe zbatimin e ligjit dhe të kushtetutës. Moto e qeverisjes Beisha është për ta parë Shqipërinë në gjirin e familjes së madhe evropiane. Për të analkizuar qëndrimin negativ të së majtës mund të bëjmë një vlerësim real nga ku do të shohëshapo dëgjosh akuza të pabaza në adresë të së djathtës. Këtë 23 qershor me votën tonë ne duhet të shkallmojmë lkigësitë e ngritura nga e majta dhe satelitët e saj si produkt i së keqes, i shpifjeve, i mashtrimit dhe retorikës aventuriere të Topit dhe shokëve të tij.