Nga Nebil Çika
Raolan Bejko, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës garon formalisht për pushtetin vendor se në fakt sfida, lufta e tij dhe e asaj që ai përfaqëson politikisht është shumë më e madhe se kaq. Lufta e Bejkos është qartësisht me establishmentin e korruptuar, politik post komunist që po mban peng shqiptarët për 32 vjet në një marrëveshje të dukshme midis palëve politike që në fakt janë e njëjta gjë .
Për 32 vjet liderët politikë të PD dhe PS kanë detyruar shqiptarët të zgjedhin midis dy të këqijave duke eliminuar me të gjitha mjetet e mënyra çdo përpjekje për alternativa të tjera politike jashtë skemave të “demokracisë” të negociuar prej Ramiz Alisë.
E thënë më thjesht, Rama e Berisha i kanë mbajtur peng shqiptarët duke iu ofruar si alternativa njërin prej tyre dhe Ilir Metaj që kalon, herë me njërin herë me tjetrin, pra zgjedhjen midis dy të këqijave.
E thënë ndryshe betaja e z. Bejko është me komunizmin dhe vazhdimësinë e tij post- komuniste berishizmin me të ciliët është përballur në 32 vjet.
Sfida e tij nuk është me Erion Veliajn e për më tepër me Belind Këlliçin që ka zgjedhur të përfaqësojë PL, por me shefat e tyre Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metaj, me modelin e korruptuar politik te tyre e për më tepër me marrëveshjen e tyre për të mbajtur peng Shqipërinë dhe shqiptarët.
Fasha e njerëzve që z. Bejko u drejtohet janë pikërisht qytetarët që nuk duan të jenë peng të mbajtjes dhe ndryshimit të pushtetit me marrëveshje midis palëve që folëm me lartë, atyre që e kanë kuptuar mashtrimin por kanë qenë të detyruar të votojnë një nga dy të këqija ose të mos votojnë fare. Mendoj se pikërisht kjo pjesë e shoqërisë që është me e madhe se ajo militante pritet të jenë edhe votuesit e z. Bejko në këto zgjedhje .
Përkundër kësaj kundër tij është pozicionuar i gjithë establishmenti politik, financiar e mediatik të cilët kanë vënë në shënjestër z. Bejko dhe kreun e PD, z. Alibeaj me makinën e tyre të baltës që nuk njeh skrupuj e kufij.
Vet ky sulm i oligarkisë politike , financiare , mediatike e kriminale ndaj Bejkos, Alibeajt dhe kujtdo që përfaqëson alternativën kundër anti -establishmentit të korruptuar, inkriminuar e antiamerikan flet vet.
Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërinë kanë mundësinë të shohin se kush sulmon në media etje z. Bejko për të kuptuar pse duhet të votojnë për të edhe pa e dëgjuar fare atë , po e dëgjuan sigurisht që do ta mbështesin e votojnë.
E thënë troç: Kush është kundër qeverisë se Edi Ramës dhe pseudo pozitës se korruptuar të “non gartës” Sali Berishës dhe sipiunit të Sigurimit I.M.
Përveç qytetarëve të lirë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në këtë betejë me establishmentin e korruptuar politik , z. Bejko ka hapur edhe përkrahjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE që i konsiderojnë si rrezik te sigurisë se tyre kombëtare dhe i kanë shpallur non grata për “korrupsion dhe minim te demokracisë” Sali Berishën dhe një pjesë të establishmentit të korruptuar, politikë financiar e mediatik, post komunist në Shqipëri