Home Politike “Beteja” e emisioneve live: Rama me 15 mijë ndjekës, Berisha me 2...

“Beteja” e emisioneve live: Rama me 15 mijë ndjekës, Berisha me 2 mijë, Metën s’e ndjek as PL, me 80 veta

Tre liderët kryesorë të politikës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meeta janë “përplasur” dje edhe live në media të ndryshme.

Kështu, kryeministri Edi Rama ishte te “Opinioni” i Blendi Fevziut, Sali Berisha në “Top Story” të Grida Dumës, ndërsa Ilir Meta në “Real Story” në Report TV. Të tre i kanë postuar emisionet në faqet e tyre në rrjetet sociale.

E duke qenë se tema ishte për zgjedhjet e së dielës, Rama ka fituar bindshëm betejën e audiencës online.
Ai është ndjekur nga mbi 15 mijë ndjekës, shumë larg Berisha me 2 mijë ndjekës.

Por shifra qesharake është e Ilir Metës. E kanë ndjekur vetëm 80 veta.

Ose partia e tij e Lirisë nuk e ndjek kryetarin e saj (nuk i beson ndoshta) ose ndoshta kaq është dhe fuqia e kësaj partie.
Previous articleZgjedhjet lokale/ Fëmijë të mitur shëtisin rrugëve të Kavajës me makinat e kandidatit të “PS”
Next article“Po ta dinin shqiptarët se çfarë kanë amerikanët dhe britanikët për Berishën, do të lemeriseshin”