Home Opinion Besimi tek regjimi dhe varja e njerëzve, nuk janë e njëjta gjë...

Besimi tek regjimi dhe varja e njerëzve, nuk janë e njëjta gjë !

Nga Nebil Çika 
Edi Rama : Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Jo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie intensivë, të vërtetë dhe me shumë tension. Atij i detyrohem atë çka jam. Në fund të fundit ishte baba liberal dhe nuk donte të impononte. Më ndihmoi të rritesha në një mënyrë ndryshe”.
Kështu e përshkroi të atin komunist dhe autor të krimeve të komunizmit,kryeministri Rama në një televizion holandez. Gazetari holandez mbase nuk e di që i ati i kryeministrit Rama është një nga autorët e varjes në litar e poetit të fundit antikomunist në Evropë , Havzi Nela në 10 gusht 1988 në Kukës prandaj e përcolli me buzëqeshje këtë përgjigje të.Ramës .
Kjo përpjekja kriminale e bijve të etërve komunistë e terroristë, për ti dhënë diktaturës komuniste dhe krimeve të sajë një ngjyrë romantike në sytë e opinionit ndërkombëtare është po aq kriminale sa edhe krimet e etërve të tyre .
Rama me këtë përshkrim të të atit, jep idenë se komunizmi në Shqipëri ishte çështje bindjeje dhe besimi, nje debat politik e jo një masakër, një skenë gjigante ,gjysmë shekullore e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit që ushtroi i ati dhe regjimi i tij ndaj popullit e kombit Shqiptar.
Sigurisht që Rama nuk mund ti thoshte gazetarit holandez që i ati kishte varur një poet për llogari të diktaturës komuniste në Shqipëri aj e besonte, se direkt do ti vinte pyetja: Si ka mundësi që biri i tij ishte kryeministër i atij vendi se në Holandë e BE as mund të imagjinohet një gjë e tillë ?!
Por në se gazetari holandez supozohet që nuk e ka ditur veprimtarinë kriminale të të atit të Ramës gazetarët shqiptarë dhe krejt opnioi publik e di ketë e megjithatë shumica e tyre jo vetm që nuk ja përmendin kurrë por edhe e mbështesin dhe e votojnë .
Kjo lidhje kriminale ,etër e bij, në politikën e superstrukturën e shtetit shqiptar është burimi i të gjitha të këqiave të po përjetojmë sot. Ka një konflikt të madh interesi që ka bllokuar shkëputjen e vendit dhe shoqërisë nga komunizmi, virusi i te cilit ndeshet në çdo aspekt të jetës sonë. Sigurisht që nuk është vetëm Rama në këtë konflikt interesi janë shumë të tjerë si dhe në të gjitha partitë politike e institucionet shqiptare.
I vetëm ai nuk do të mund të mbijetonte , por këtë pikë të dobët të tij si bir i një vrasësi komunist nuk ja përmend kush dhe nuk ja llogarit si një gjë keqe që do të mund ta pengonte në karrierën e tij politike. Opozita flet ndonjë herë me gjysmë zëri për këtë kur ka interesa por është e pa besueshme se në kupolën e sajë politike ka shumë të ngjashëm me Ramën dhe të atin e tij, në mos më keq .
Sot ata bëjnë të revoltuarin e te habiturin për sjelljen e Ramës që linçon publikisht gazetarët dhe fjalën e lirë por “harrojnë” se ai është bir i një ati që i varte në litar njerëzit e fjalës së lirë.
Po të kishte mundësinë ndoshta edhe ky do ti varte !
Rama ndjehet krenar për të atin komunist , se ishte liberal me të birin e tij, por jo bijtë e bijat e të tjerëve, ata i varte në litar.
Me gjithë këto “konsiderata pozitive ” te përsëritura të Ramës për të atin e tij komunist, autor të krimeve kundër njerëzimit shumica e mediave e transmetuan dhe botuan fjalën e tij pa mbajtur ndonjë qëndrim ndaj sajë duke transmentuar live edhe tek opinioni shqiptar, sidomos tek brezat që nuk e kanë jetuar komunizmin , mashtrimin e radhës për komunizmin, komunistët dhe bijtë e tyre në pushtet.
Shqipëria është sot vendi qe ka më shumë krime të politikës , korrupsion, shkelje të te drejtave dhe lirive themelore të njeriut, minim të demokracisë, dhunim e deformim të vullnetit të popullit etje .
Të gjitha këto janë pasojë e mos ndëshkimit të krimeve politike të komunizmit dhe autorëve të tyre dhe kjo është një prgjegjësi e të gjithe atyre shqiptarëve që nuk kanë lidhje personale e familjare me këto krime por që heshtin , i përkrahin ,i votojnë dhe i durojnë në shpinë pasojt, duke u bërë kështu bashfajtorë për vazhdimësinë e pushtetit të komunistëve.
Sot shumë politikane , gazetarë e analistë në botë e vlerësojnë0 pamundësinë e perëndimit për të imponuar dënimin krimeve të komunizmit në Evropnë Lindore, në të njëjten masë e mënyrë me ato të nazizmit si shkakun kryesor gjendjes në Rusi , sulmin e saj ndaj Ukrainës, gjë që ka bërë Evropën dhe botën demokratike të ndjehet e kërcënuar seriozisht . Shqipëria nuk mund të rrezikojë të tjerët por popullit shqiptarë po ja bën qeveria e politika e vet atë që të tjerët frikësohen se mund ti’ua bëjë Putini dhe komunistët e tjerë që drejtojnë Rusinë.
Kompromisi i ndyrë, sipas formulës “bashkëvuajtës dhe bashkfajtorë ” është sot problemi më i madh i Shqipërisë dhe Rama një produkt i drejtpërdjtë i tij. Prishja e këtij kompromisi do të jete edhe fillimi i prosperitetit tonë shoqëror e kombëtar .
Miqtë e aleatët kanë vullnetin dhe mundesine të të tregojnë problemin dhe zgjidhjen dhe po e bëjnë në shumë mënyra e gjithnjë e më hapur këtë . Zbatimi realizimi i kësaj është në dorë tonë ,të gjithë shqiptarëve që janë e ndjehen jashtë këtij kompromisi e konflikti interesi, gjë që ka pak gjasa të ndodhë pa e kuptuar e pranuar masivisht që komunizmi dhe komunistët janë e keqja më e madhe jo vetëm historike por edhe e tashme e veçanërisht e ardhme e jona .
Deri atherë do të vazhdojmë të marrim vendime të gabuara dhe to vuajmë ato .
A kemi shans ta mbrrijmë këtë ditë?!
Un besoj ende .”Lum kush të rrojë , ta shoh zonjë “- ka thënë Naim Frashëri, por pa mundur dot të parashikojë një datë të saktë për këtë ,duke na e lënë neve në dorë.