Njeriu më i pasur në botë, Bernard Arnault humbi 11.2 miliardë dollarë nga pasuria e tij në vetëm një ditë mes shqetësimeve se një ngadalësim i ekonomisë amerikane do të reduktojë kërkesën për mallra luksi.
Arnault themeluesi i LVMH, e cila përfshin çanta dore Louis Vuitton, shampanjë Mowt & Chandon dhe krijime Christian Dior e pa pasurinë e tij të rritet për pjesën më të madhe të vitit 2023 ndërsa vlera e aksioneve në kompanitë luksoze evropiane u rrit, shkruan Protothema.
Sipas Bloomberg, të martën aksionet e LVMH ranë 5 për qind në Paris, rënia e tyre më e madhe në më shumë se një vit mes një rrëshqitjeje më të gjerë që fshiu rreth 30 miliardë dollarë nga sektori i luksit evropian. Megjithatë edhe pas shitjes, miliarderi francez ende ka një vlerë neto prej 191.6 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Pasuria e tij është rritur me 29.5 miliardë dollarë deri më tani këtë vit.
Hendeku midis pasurisë së Arnos dhe Elon Musk të Teslës, njeriu i dytë më i pasur në botë është zvogëluar në vetëm 11.4 miliardë dollarë.