Home Politike Berisha zbardh takimin me Metën: Po koordinohemi të mbrojmë qytetarët nga regjimi...

Berisha zbardh takimin me Metën: Po koordinohemi të mbrojmë qytetarët nga regjimi Edi Ramës

Sali Berisha ka zbardh takimin me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Metën. Në një njoftim të shkurtër për mediat, Berisha thotë se u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Po ashtu është diskutuar për bashkëpunimin elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi

‘Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.’- shkruan Berisha.

Previous articleLufta mes Serbisë dhe Kosovës është thuajse një fakt i paevitueshëm!
Next articleKujt i lejohet të shikojë trurin e Ajshtajnit?