Home Politike Berisha: Votuan natën si robotër buxhetin që duan ta vjedhin. Në 8...

Berisha: Votuan natën si robotër buxhetin që duan ta vjedhin. Në 8 muaj grabitën 122 miliardë lekë

Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si grabitje të buxhetit, votimin e tij pas mesnate në Kuvend.

Fjala e Berishës:

Ju nuk e ndoqët dot buxhetin e lanë natën që të mos e ndiqnit dot. Por ai ishte buxheti i hajdutëve. Ua thashë, hajdeni të bëjmë buxhet për qytetarët, që të konsiderojë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike, arsimin, shëndetësinë, për interesat e qytetavëre. Jo buxhet hajdutësh. Opozita bëri 23 amendamente, të gjitha anti krizë. A po vuajnë shqiptarët sot, po vuajnë. Po blejnë bukën, qumështin, djathin, vajin, 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së dhe këto janë dhëna statistikore të INSTAT. Blejnë naftën si në Zvicër dhe Gjermani. Pra a janë në një siklet ekonomik. Po janë të gjithë. Atëherë hajde ti godasim këto faktorë në mënyrë që ti çlirojmë. Dhe propozuam 230 milionë, 100 milionë më pak se po vjedhin me rrugën, jo në asnjë mënyrë dhe votuan njëri pas tjetrit, sikur të ishin robotër, njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë njerëzore, njerëz që nuk mendojnë për të sëmurë, as për të rinj, fëmijë, shkollë, për asgjë, përveç vetes dhe privilegjeve si deputetë. I hodhën poshtë të gjitha amendamentet. Amendamentet nëse do të miratoheshin jepnin një lehtësim serioz të problemeve ekonomike, pasi ulnin TVSH e ushqimeve, përgjysmonin aksizën, hiqnin taksën 23% për profesionet e lira, pra ishte një paketë tërësisht anti krizë. Pse u ndërmor ajo, të ju them unë ju. Në pamje të parë, dikush mund të thotë që ju ua prishnit buxhetin me të. Por jo, përkundrazi, absolutisht nuk bëhej asgjë tjetër, veç se buxheti kthehej nga një magazinë për ta vjedhur qeveritarët paratë, kthehej në dobi të qytetarëve. Sipas KLSH-së, këta kanë vjedhur dhe shpërdoruar, 122 miliardë lekë në 8 muaj. Kanë vjedhur 1.1 miliardë euro në 8 muaj. Dhe ju garantoj se janë më shumë. Disa gjëra që janë të vërteta në atë listën nuk ishte përfshirë. Vetëm naftë këta vjedhin minimumi 250 mijë ton. Pra i hodhën poshtë të gjitha. Kjo e rrogave ishte 15-16% e atyre që vjedhin, të gjitha të marra së bashku ishin 51% e 122 miliardë lekëve që kanë vjedhur në 8 muaj. Për këta qytetarët nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm babëzia e papërmbajtur për të vjedhur sa më shumë. Nuk ngopen.

Previous articleElon Musk: Neuralink gati në 6 muaj, çfarë do jetë në gjendje të bëjë ky mikroçip?
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 2 dhjetor 2022