Home Politike Berisha u rrëzua në Apel, Evi Kokalari: Për çfarë padrejtësish ankoheni, jeni...

Berisha u rrëzua në Apel, Evi Kokalari: Për çfarë padrejtësish ankoheni, jeni hipokritë! Të njëjtën gjë u bëtë demokratëve te Primaret

Evi Kokalari dikur mbështetëse e zjarrtë e Sali Berishës thotë se atë që bëri Apeli dje me vulën, e ka bërë vetë Berisha kundrejt demokratëve.

Sipas Kokalarit, Berisha u hoqi të drejtën e votës demokratëve.

Për Kokalarin, gjithë kjo sjellje e Berishës është hipokrizi, dhe se nuk ka më një njeri të ndershëm që t’i shkojë në mbrojtje.

“Po ndiqja fjalimin e Berishës në mbledhjen e Kryesise, dhe kamera u fokusua për disa sekonda tek Besart Xhaferri.

E lash fjalimin…

Për çfarë padrejtësisë ankoheni ju o njerëz? Çfarë ju bë juve dje me vulën, ju ja bëtë njerëzve tuaj, dhe më keq akoma, rinisë pardje.

E njëjta gjë me primaret e Bashkisë. Ju u hoqët të drejtën e votës demokratëve. A ka më njëri të ndershëm që do gjej forcë t’ju vij në mbrojtje dhe pse ju vjen keq për këtë që ndodhi?

Hipokrizia fle brënda jush!! Ne të tjerët thjeshtë jemi të lodhur. Fundjavë të mbarë të gjithëve”, shkruan Kokalari.

Previous articleTërmeti 6.9 ballë shkund këtë vend, rrezikohet të…
Next articleE rëndë në Tiranë, gjendet një person i pajetë, zbardhen detajet e para