Home Politike Berisha takim në degën e Durrësit: Falenderoj Hotin që iu bashkua demokratëve

Berisha takim në degën e Durrësit: Falenderoj Hotin që iu bashkua demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme një takim në degën e Durrësit. Kryedemokrati ka zbuluar në rrjetet sociale se ka diskutuar për përgatitjen e protestës së 12 Nëntorit dhe primareve. Ai ka falenderuar Luan Hotin, që iu bashkua demokratëve të zonës së Durrësit.

POSTIMI I BERISHËS:

Takim i rëndësishëm në Durrës. Të dashur miq, dje pasdite, në Selinë e Partisë Demokratike të degës së Durrësit, u zhvillua një takim i drejtuesve të degës së Partisë Demokratike të Durrësit me kryesinë dhe kryetarët e grup-seksioneve të kësaj dege. Në këtë takim, që u zhvillua në frymën e bashkimit të demokratëve të Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë, merrnin pjesë, krahas nënkryetarit të PDSH-së Oerd Bylykbashi, antares së kryesisë së PDSH-së Fatbardha Kadiu, kryetarit të PD-së dega Durrës Igli Cara, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Ardi Muka, nënkryetarit të PD-së Erzen Laçi, dhe ish-sekretari i PD-së Luan Hoti dhe ish-nënkryetarit të PD-së Arlind Boshku, i cili është emëruar nga kryesia e PDSH-së sekretar i degës së PD-së së Durrësit.

Në këtë takim falenderova drejtuesit dhe anëtarët e degës së PD-së Durrës për punën e tyre, në veçanti falenderova z. Luan Hoti për aktin e tij të përgjegjshëm dhe fisnik në kontributin për të bashkuar të gjitha përpjekjet e të gjithë demokratëve të Durrësit për të shpëtuar Durrësin dhe Shqipërinë nga regjimi monist i korruptuar i Edi Ramës, si dhe ftova çdo demokrate e demokratë të Durrësit që të bashkuar të japin kontributin e tyre në këtë moment vendimtar për fatin e demokracisë në Shqipëri. Në takim u diskutua për përgatitjen e protestës madhështore të datës 12 nëntor dhe primareve dhe zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të Durrësit.

Previous articleVIDEO/ Bylis në krizë, Kastrioti i shkakton humbjen e katërt radhazi! Teuta – Laçi dhe Vllaznia – Erzeni luajnë me drita
Next articlePedagogët njoftojnë protestën e radhës: Të hënën ora 11:00, përballë Politeknikut, lutemi për mbështetje maksimale