Home Aktualitet Berisha takim me kryebashkiakun opozitar turk: Ta kthejmë 14 Majin në fitore...

Berisha takim me kryebashkiakun opozitar turk: Ta kthejmë 14 Majin në fitore kundër Ramës dhe Erdoganit

Sali Berisha i izoluar nga Perëndimi dhe SHBA ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun opozitar turk të Maltepe në Stamboll, Ali Kilic. Kilic, forca e të cilit Partia Popullore Republikane, është pjesë e koalicionit opozitar i ka shprehur vlerësimin Berishës dhe lidershipin e tij në kushte të vështira.

Nga ana tjetër Berisha ka shprehur solidaritetin me liderin e opozitës, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu duke dënuar vendimin politik të gjykatës për dënimin e tij me burg.

Për rastësi, ashtu si në Shqipëri, edhe në Turqi do të zhvillohen zgjedhje më 14 maj dhe Berisha tha mikut se do t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Turqi të votojë për opozitën demokratike të atjeshme. Ai shtoi se bashkëpunimi Rama-Erdogan ngjet me të vasalit me Sulltanin dhe u shërben pushtetit të tyre, por ju dy vendeve dhe kombeve tona.

Berisha, duke hequr paralele mes dy vendeve, tha se Shqipëria është gjithashtu në kushte të vështira politike dhe ekonomike, shto këtu edhe korrupsionin ndërkombëtar të shtyrë nga George Soros.

Previous articleJuventusit mund t’i hiqen nëntë pikë. Ja arsyeja përse!
Next articlePse sulmet në zemër janë më të shpeshta në dhjetor dhe janar?