Home Politike Berisha reagon për audiopërgjimin për 21 janarin: Manipulim i Ardi Veliut

Berisha reagon për audiopërgjimin për 21 janarin: Manipulim i Ardi Veliut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi një manipulim të Ardit Veliut, audiopërgjimin e publikuar për 21 Janarin, i cili zbulon se urdhri për zjarr ndaj protestuesve është dhënë nga Komandanti i gardës Ndrea Prendi.

“Së pari, që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. I takon mediave të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe që nuk eksiztojnë, nuk u paraqit kurrë audio. Por dëshmoi qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut”, theksoi ai.

Audio përgjimi u publikua nga gazetari Artan Hoxha një ditë para 12 vjetorit të 21 Janarit.

Previous articleÇështja e Detit/ Partia e Lirisë pyet Ramën: Kush është grupi negociator? Interesat e Shqipërisë kanë dalë në pazar
Next articleNis puna, si do të kontrollohen “të pasurit” e vendit?