Home Politike Berisha: Rama ia vuri syrin Portit të Durrësit, do bëjë pallate me...

Berisha: Rama ia vuri syrin Portit të Durrësit, do bëjë pallate me klientët e tij

Pesë ditë përpara zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD, Sali Bersha ka vijuar takimet e tij nga Durrësi me mbështetësit e tij. Berisha u shpreh se Rama i ka vënë syrin Portit për të hapur sheshe ndërtimi.

“Vjen dhe na thotë se do bëjë Dubain këtu, po ç´punë ke me Dubain, lëre aty ku është, ky ishte port me histori 3 mijë vjeçare, e cila i takon qytetarëve të Durrësit. Çfarë po bën Edi Rama? Po u frikën njerëzve me arrestime masive, po i detyron të ikin nga vendi Rama ia vuri syrin Portit të Durrësit, për të hapur sheshe ndërtimi. Ka marrë 1 mln metra katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij apo me klientët e tij pallate.”