Home Politike Berisha: Rama flet më me pasion për Kanabisin se sa për grurin

Berisha: Rama flet më me pasion për Kanabisin se sa për grurin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nën qeverisjen e Ramës, Porti i Durrësit është shndërruar në një nga protet kryesore të kokainës. Berisha me qytetarët e Beratit tha se Rama në daljet e tij publike flet më me pasion për kanabisin se sa për grurin dhe ullinjtë.

“Porti i Durrësit është shndërruar në një nga portet kryesore të kokainës. Problemi është se Rama flet për kanabisin më me pasion se për grurin, flet më me pasion për kanabisin se për ullirin, fikun apo arrat. Blegtorinë nuk e zë kurrë me gojë. Pra në 5 vitet e fundit shqiptarët ikën si proporcion më shumë se çdo vend tjetër. Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë“, tha Berisha.