Home Politike Berisha: Qeveria bleu 34 mln euro energji brenda 2 orëve me një...

Berisha: Qeveria bleu 34 mln euro energji brenda 2 orëve me një platformë mafioze

Sali Berisha: Është bërë bajate dhe vulgare se nga kjo sallë, deputetët e pseudomazhorancës kanë vetëm dy tema kryesore, sëpari sulmin e opozitës, së dyti lavdërimet e qeverisë. Lavdërimet e një grupi njerëzish që nuk guxojnë të takojnë një qytetarë të vetëm. Lavdërimet e një grupi njerëzish që në çdo pozicion, në çdo ditë e çdo kohë vetëm vjedhin. Lavdërimin e një grupi njerëzish që janë bërë urrejtje kryesore e qytetarëve shqiptarë. Lavdërimin e një grupi njerëzish me në krye Edi Ramën që fluturon me një aeroplan me 150-300 mijë euro. Në dallim nga të gjithë qeveritë e tjera në Europë, ndërtojnë 1 km rrugë në fushë 24 mln euro. 8 Herë më lartë se çmimin sepse ndajnë paratë me njëri-tjetrin. E kanë shndërruar administratën shtetërore, në një vend hajdutësh. Një grup njerëzish që vendosin format më të egra të vjedhjes dhe rrjepjes së qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë jeni ju këtu për të përfaqësuar qytetarët? Këta që kam unë mbrapa s’kanë lidhje me qytetarët, janë në tjetër planet. Nuk shoh të bënte takim me qytetarët, sikur problemi i qytetarëve nuk janë vjedhjet e qytetarëve por Opizita që i denoncon ato. Ju po e damkosni parlamentin. Flisni për krizë energjitike. Të dashur qytetarë shqiptarë, Shqipëria nuk ka asnjë kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Nuk ka lidhje energjia elektrike që prodhohet në Shqipëri me luftën në Ukrainë. Kriza në vendin tonë lidhet fund e krye me mashtrimin me vjedhjen e energjisë elektrike. Si asnjëherë më parë, Shqipëria po proshon 9 terravat energji. Ky deklaron që kemi mungesa. Ja ku e keni tenderin e fundit. Një javë më parë, bënë tender të energjisë në KESH dhe shpallën në datën 29 shtator në orën 10 tenderin që duhej të mbyllej në 12. Hajdutë si ju s’ka parë bota, hapet tenderi në orën 10, mbyllet në 12. Me se hapet dhe si hapet, me një platformë mafioze që nuk e ka miratuar askush, Me një platformë që e kanë servirur firmat me të cilat ju ndani paratë. Nuk them për ju sepse ju zbrisni atje poshtë, por këta, këta që mbushin thasët. A mund të ecet në këtë mënyrë, më thoni ju mua. Ky është një rast, por sigurisht që ka krizë sepse brenda dy orëve blini 34 mln euro energji. Nuk prisni as pesë orë dhe as dy ditë, me një platformë që ua kanë vënë firmat që fitojnë tenderat. Në krye të kësaj piramide hajnie qëndron Edi Rama. Ai është arkitekti i të gjitha këtyre vjedhjeve.

Previous articleCOVID në Shqipëri/ Vjen lajmi nga fantastik nga Infektivi
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2022