Home Slideri Berisha po instalon institutin e hakmarrjes dhe të shkatërrimit

Berisha po instalon institutin e hakmarrjes dhe të shkatërrimit

Klodiana-Spahiu-LSANga Klodiana Spahiu /  Ngjarjet e fundit me kapjen edhe të institucionit të fundit që kishte mbetur në këmbë, natyrshëm më kujtojnë djegien e Raihshtagut gjerman nga nazistët e njeriut më gjakatar të shekullit të 20. Deri atëherë bota justifikonte të gjitha levizjet e Hitlerit me mendimin se mund të kishin një kufi. Por se ç’ndodhi më vonë, jemi të gjithë dëshmitarë. Sigurisht dikush mund të mendojë se krahasimi është i tepruar, pasi mund të thote se Saliu nuk është Hitleri, por edhe Shqipëria nuk është Gjermania. Vendi ynë vërtetë i vogël mund të mos ketë ndikim aq të madh sa Gjermania, por në nivel rajonal ndikimi i tij është shumë i madh. Prishja e ekuilibrave brenda shtetit, do të sjellë prishje të stabilitetit kombëtar e rajonal dhe si cuditërisht kjo ndodh pikërisht kur diskutohet cështja e Kosovës. Kjo nuk eshte hera e pare që ky kryeministër vepron në mënyrë të ngjashme sa herë që në Kosovë është në zhvillim një ngjarje e rëndësishme për fatet e saj. Dhe kjo nuk mund të quhet më rastësi. Ky njeri që e ka mani kapjen e pushteteve është kthyer në një rrezik potencial për shqiptarët, për rajonin si edhe për partnerët tanë ndërkombëtar me në krye aleatin tonë më të madh, SHBA. Ky zotëri e ka kuptuar qe zgjedhjet i ka të humbura dhe po përpiqet me cdo kusht për të krijuar pengesa të ndryshme të tipit Ristani, për të krijuar destabilizim dhe për t’u përpjekur të shpëtoj nga katastrofa e tij elektorale të gjitha menyrat. Kolegë, edhe ju të partise demokratike po ju kujtoj se jeni përfaqësues të popullit dhe kemi te gjithe një detyrë të madhe të mbrojmë të drejtat e njerëzve që na kanë votuar. Duhet ta ndalojme këtë të keqe, që edhe pse nuk ngjan si dy pika uji me Hitlerin është prodhim i të njëjtit bark, i atij barku për të cilin Bertold Breht thotë me të drejtë se ende nuk është shterpezuar. Ne 8 vjet pushtet gjëja e vetme që është bërë në mënyrë të shkëlqyer. Sali berisha eshte : kultivimi i ndarjes ideologjike e partiake , instalimi i kulturës së urrejtjes ndaj kundershtarit e demonstruar ne mënyre te shkelqyer nga folësja e parlamentit dhe ngritja e një shteti blu. Edhe 66 dite ju kanë mbetur për ti përdhunuar trojet shqiptare. Babezia juaj nuk paska fund deri ne gjerat me te shtrenjta te shqiptarëve . Me paturpesi kujtoheni sot pas 8 vitesh per spitalet e qendrat shëndetsore. Po a ka ofendim më të madh për shqiptaret pasi katandisët institucionet publike shendetësore në ditë të hallit u ra ndërmend se duhen dhene tani me 1 euro trojet publike per investitoret. Po pse ore bar hane shqiptaret Keto troje nuk janë as të tuat zonja Jozefinë as të Sali Berishes. Janë të shqiptarëve dhe nuk do të guxojë askush t’i prekë. Ju kërkoni sot të blindoni nepotiket tuaj që po përdhunojnë këtë vend në mënyrën më barbare. Institucionet publike shëndetsore jane mbushur me kafene e restorante, mbushur territoret me lavazhe e karrige . Brenda territoreve te spitalit ushtarak keni tabela qitje ku shkruhet pronë private, e perzihen punonjësit e shëndetësisë nga individë të paidentifikuar duke i kërcënuar për të lëruar ambiente ku janë instaluar aparaturat shendetsore . Paturpësitë tuaja nuk kanë fund. Ju ka ardhur një letër Sali Berisha nga i gjithë personeli i shërbimit te kirurgjisë që kërkoni t’i shpërngulni me forcë prej QSUT, ti syrgjynosni, shërbimin universitar se do të ndërtoni një të ri. Po si o doktor u shkelmoka gjithcka ne kete vend pa u bërë një plan, pa u menduar cfarë do bëhet me studentet, stafin pedagogjik, si mund të shperngulet nje sherbim I tërë , pse nuk e ke zgjidhur kete problem po e le qëllimisht atë shërbim ne kushte skandaloze, dramatike cnjerëzore dhe tani i hedh në rrugë. Për ironi të fatit dje zoti zv/ministër i shëndetësisë së bashku me drejtorin e ri fringo që vetëm me shëndetësinë nuk ka asnjë lidhje përvec ministrisë së mbrojtjes shkuan dhe inaguruan qendrën e re per hemofiliket tamam ne godinën që është dhënë urdhër të shembet. Nuk ka tallje dhe ofendim më të madh qe po i bën shqiptarëve dhe jo për gjë po ishte për arritje ne shëndetësi . Ne 8 vjet pushtet gjeja e vetme qe e bëre në menyre të shkëlqyer . Sali Berisha është : kultivimi i ndarjes ideologjike e partiake, instalimi i kulturës së urrejtjes ndaj kundërshtarit e demonstruar në mënyrë të shkëlqyer nga folësja e parlamentit dhe ngritja e nje shteti blu . Për të pastruar shpirtin tënd 66 ditë para se të largohesh pse nuk u mendove fare pak per ato ish pronaret që e ke detyrim ligjor, para se tja falje nepotikeve te tu për të sunduar bëje një sevap ( jo per gje po e ke detyrim ligjor ) i jepje atyre një herë që të pakten mos i mbeten për breza ne kurriz te shtetit. Po jo jo nuk është ky qellimi yt. Ju të gjithë bashkë e keni ndarë mendjen, madje sllogani që po përdorni te militantët tuaj është: Kur ndonjëri tregohet pak skeptik: përgjigja e ministrave bashkë me që kanë dalë në fushate është: Pyetje ska këtë herë, si gjithmone do ti marrim zgjedhjet me dhunë ndryshe burgu na pret . O shqiptarë ngado qe jeni. Të merzitur boll me gënjeshtra e hajdutëri. Bëhuni të gjithë bashkë me 23 qershor se nuk do ketë hajdut që të na zbrapsi në këtë betejë për të rikthyer ligjshmërine në këtë vend. Ju bëj një thirrje edhe ju drejtorëve hajdutë të qytetit tim të shtrenjtë, i keni braktisur insitucionet dhe po merreni vetëm me mashtrimet e fushatës dhe po hidhen institucionet ditën për diell. Ta keni të qartë o hajdutë, ato nuk ju a ka lënë pronë as baba juaj as gjyshi juaj po do jepni llogari deri në një për cfarë po bëni sot duke ushtruar dhunë e presion deri te sanitarët për buken e gojës. Boll o të pangopur se jeni legenosur para qytetarëve duke mbjelle urrejtje deri në qelizen e fundit. Do të jenë zemrat e tyre që do tju japin dënimin se në vend që t’i shërbeni qytetit tuaj jeni shndërruar në gjakpirës.

Previous articleNgjyrat e Brazilit për modën e së ardhmes
Next articlePesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes Kosovë-Serbi