Home Politike Berisha plas debatin me deputetët e PS: Jeni figurina të Ramës që...

Berisha plas debatin me deputetët e PS: Jeni figurina të Ramës që doni të blini Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza për qeverinë ‘Rama’. Ai u shpreh se projektligji për rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses është “akti më i hapur korruptiv”.

Berisha: “Ju votuat këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 380.000 lekë, as sa marrin në muaj 38 pensionistë. Në një akt absurd, akt të hapur korruptiv kërkoni të rrisni rrogat e gjyqtarëve 7 dhe 8 mln.

Gjykatësi më i fuqishëm i botës, ai i Gjykatës Supreme në SHBA, 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA kishte rrogë vjetore 400.000 dollarë, kurse ju përcaktori një rrogë për të blerë një tufë gjykatësish, sa dyfishi i rrogës së Presidentit. Për të treguar se nuk njihni shtet por pazare mafiesh.

Si flisni për pensionistët, kur i jepni një gjykatësi që nuk ka qenë kurrë gjykatës. Pazari dhe vetëm pazari janë kriteret tuaja, ju jeni vetëm, figurina të Ramës, Flini për pensionistë dhe votoni rroga 10 herë më të mëdha se rroga mesatare, 15 herë më të mëdha se ajo mesatare. Nuk ka asnjë Parlament që ia lejon vetes, por ju jeni narkoshtet.”

Previous articlePresidentja Osmani flet sërish për liberalizimin: Të folurit teknik është i ndarë nga rruga e integrimit
Next articleBerisha fyen Spiropalin me gjuhë sek*iste në Kuvend: Vuan nga zilia falike që u ndodh vajzave! Ministrja: Je monument i gjallë i turpit