Home Politike Berisha përsëri në zgjedhje brenda partisë së Ilir Metës ?

Berisha përsëri në zgjedhje brenda partisë së Ilir Metës ?

“Këshilli Kombëtar” i Berishës ka vendosur që, kandidatët e dalë nga primaret të garojnë si pjesë e një koalicioni .
Këshilli Kombëtar ka vendosur që të mandatojë Kryesinë e partisë që të negociojë me Partinë e Lirisë për modalitetet e organizimit të këtij koalicioni. Një tjetër variant i diskutuar në mbledhjen e këshillit Kombëtar ishte që kandidatët e primareve të garonin si të pavarur, por kjo nuk ka gjetur shumë mbështetje.
“Pati deri diku edhe ide që kjo mund të kombinohej. Në bashki të ndryshme mund të dilej me koalicion, në bashki të tjera mund të dilej me kandidat të pavarur, por në fund u vendos që të dalim në të gjithë vendin me koalicion” – tha pas mbledhjes kreu i Këshillit, Edi Paloka.

Nuk eshte e qarte nese behet fjale per koalicion vetem me Partine e Lirise apo me parti te tjera te vogla, duke e pasur Partine e Lirise vetem si mbeshtetese. Kjo do zgjidhet gjate bisedimeve, pasi PL e ka dorzuar emrin ne KQZ si parti qe do garioj e vetme.

Previous articleAksionet e kushtueshme të aeroportit të Vlorës shiten për një çmim minimal
Next articleTrekëndëshi u bë “sanduiç” …