Home Politike Berisha në Lezhë: Rama dhe Lulzim Brava po mbajnë peng pluralizmin

Berisha në Lezhë: Rama dhe Lulzim Brava po mbajnë peng pluralizmin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhet paraditen e sotme në Lezhë, ku po feston bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës.

Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t’i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.  Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.

“Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim para vitit 1990. Ai që kishim, ishte një diktator, i cili kishte urdhëruar vrasje politike, por prapë e kuptoi se uragani i lirisë nuk mund të ndalet. Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot jemi i vetmi vend, ku kreu i qeverisë, kreu i Meduzës, mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Mendon dhe beson duke marrë peng Lulzim Bravën, do të mund të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, mbi interesat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Lajm në përditësim…