Home Politike Berisha në konferencë me gazetarët pas Kuvendit të PD: Rama dhe Basha...

Berisha në konferencë me gazetarët pas Kuvendit të PD: Rama dhe Basha e përzunë votën e lirë nga Shqipëria

Berisha ka dalë në konferencë me gazetarët pas Kuvendit të PD. Berisha shprehet se Rama dhe Basha e përzunë votën e lirë nga Shqipëria.

“Jam sot për të paraqitur disa nga tiparet më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit, u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 prill. Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet më të para gjatë saj do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë. Theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë, ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë, ky ishte zotimi ynë solemn.” u shpreh Berisha.