Home Politike Berisha merr në mbrojtje Fredi Belerin: S’kishte as 50 lekë në xhep...

Berisha merr në mbrojtje Fredi Belerin: S’kishte as 50 lekë në xhep kur u arrestua, po darkonte

Sali Berisha ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Sipas Berishës, Beleri nuk kishte as 50 lekë në xhep mbrëmjen kur u arrestua.

Berisha theksoi se Beleri u burgos teksa po darkonte dhe sipas tij akuza se u kap në flagrancë duke shpërndarë para, është mashtrim.

“Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin.

E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep”, tha  Berisha.

Previous articleYlli Pango rrëfen eksperiencën si baba në moshën 68-vjeçare: Nipi im është 4 vjeç, ndërsa djali 3
Next articleA po i zbehet fama Luiz Ejllit? Këngëtarit i vendosin datë skandence