Home Slideri Berisha mbyll numrin e celularit Vodafone

Berisha mbyll numrin e celularit Vodafone

Gjonci ne oborr Xhevo Gradica / Kryeministri Sali Berisha prej shumë kohësh nuk u përgjigjet më qytetarëve nga numri tij i celularit, numër që është bërë publik në kohën e ardhjes së tij në krye të qeverisë. Shumë qytetarë të punësuar në administratën shtetërore dhe punonjës në arsim, shëndetësi, port, doganë, polici e të tjera ndërmarrje e institucione janë bërë viktima të korrupisonit duke i detyruar të kërkojnë ndihmë tek kreu qeverisë. Qindra qytetarë e kanë parë numrin e telefonit të Berishës fillimisht si shpresë për zgjidhjen e halleve të cilat janë të shumta. Ato nisin që nga denoncimet e korrupsionit në organet e drejtësisë e të rendit, tek tenderat e padenja, mitmarrjet, pagesat nën dorë tek bluzat e bardha deri tek largimet nga puna pa motive. Rastet tipike janë në arsim pasi dhjetra mësues janë ndeshur me abuzimet e rënda të drejtuesve. Ata kanë apeluar me sms tek numri Berishës por burime pranë Flamur Nokës, ministër në kabinetin e Berishës, bëjnë me dije se Berisha jo vetëm që nuk i lexon prej vitesh, por as nuk ka ndonjë person që merren me shqetësimit që i përcillen përmes numrit të tij Vodafone. Nuk janë vetëm mësues e drejtues të shkollave, por edhe nxënës e prindër që denoncojnë korrupsionin në arsim, fallsifikimet, shkeljet, racizmin e të tjera fenomene që janë bërë shumë të shpeshta në Durrës. Personat që janë bërë objekt i ndëshkimeve për shkak se nuk janë pajtuar me korrupsionin në të cilën janë të përfshirë drejtues të arsimit në Durrës kanë bërë të ditur se në sms drejtuar Berishës kanë dhënë detaje, fakte, emra konkret, në një kohë që edhe pse kanë përsëritur sms nuk kanë marrë asnjë lloj përgjigje. Për një periudhë kohe sms në numrin e Berishës 0692099410 kalonin në dorën e deputetëve, ministrave dhe drejtuesve kryesor. Këta të fundit në asnjë rast nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit për të cilin ishte “shqetësuar” kryeministri me anë të sms në numrin e tij të telefonit për qytetarët. Megjithatë i telefonin ankuesve dhe u deklaronin se do të punojnë për t’u zgjidhur ankesën. Ndërsa kjo i përket së kaluarës, telefoni Sali Berishës në numrin 0692099410 nuk ndihet më. Për të mos mjaftuar mungesa reagimit nga kryeministri, të gjitha ankesat janë kthyer në boomerang pasi personat ankues janë bërë objekt i ndëshkimeve edhe më të rënda.

Korrupsioni

Vetëm 10 ditë pasi drejtorët e shkollave dhe kryetarët e vetëshpallur të sindikatave në shkolla kanë dorëzuar në drejtori arsimore të Durrësit listën e mësuesve që janë punësuar pas vitit 2005, është përpiluar lista e lëvizjeve. Saktësisht kjo listë është bërë publike për personat që janë përfshirë në të, por atyre u është lënë kohë 4 ditë për të reaguar. Për arsimin 9-vjeçar procesi mësimor në sezonin e dytë nis ditën e hënë. Edhe “reforma” është planfikuar të nisë së zbatuari këtë ditë me justifikimin për t’i dhënë shtytje ecurisë mësimore në shkolla. Prej tre-katër vitesh postet drejtuese në shkolla nuk janë më privilegj për mësues me aftësi drejtuese dhe kredibilitet. Të emëruarit në këto vende detyrimisht duhet të kenë marrë miratimin nga klani politik në PD si dhe të ketë paguar detyrimin. Kjo lloj “reforme” ka dalë sheshit me ardhjen e Filip Gjonçit në drejtim. Gjonçi për të plotësuar teket e Sokol Olldashit, Igli Carës, Eduart Ndreut dhe grupit të tyre u detyrua të linte kioskën ku shiste bileta dhe të ulej në vendin e kreut të arsimit 20 vite pasi e kishte braktisur shkollën.  Burime të sigurta pranë drejtorisë arsimore thonë se edhe këtë herë lëvizjet do të kenë të njëjtin korelacion si dhe më parë, atë të qarkullimit në emër të reformës. Një numër relativisht i madhe punonjësish mësimor rezultojnë të jenë bërë objekt dhe të jenë vënë në shenjestër. Sipas pohimeve të mësipërme mësohet se të piketuar dhe në rreth të kuq janë vënë disa prej tyre, ndërsa pjesa më e madhe janë përfolur për t’i detyruar ata të paguajnë që të rrinë në vendet e tyre të punës si mësues, zëvendësdrejtor apo drejtor shkolle. Lista e gjatë ka në brendi të saj edhe drejtues me vite të tëra në drejtimin e shkollave e kopshteve, por edhe të tjerë që vëtëm pak kohë më parë janë ulur në karrige drejtuese. Kështu thuhet se shkollat 9-vjeçare“Nënë Tereza”, “Maliq Muça”, “Kristaq Boshnjaku”, “Nako Spiru”, “Marie Kaçulini”, “Dalip Tabaku”, “Adem Reka”, “ Kushtrimi Lirisë”, “Hasan Koçi” “Isuf Ferra”, “Demokracia”, “Vëllezërit Haradinaj”, “Shkolla e Re” në Kënetë, “STZO” Rrashbull etj dhe shkollat e mesme “Leonik Tomeo”, “Hysen Çela”, “Naim Frashëri”, Kullë, Manzë, Shën Vlash, Katundi Ri, “16 shtatori”… janë përfolur gjatë ndër antarët e kësaj “reforme”. Në një pjesë të këtyre shkollave pritet të lëvizin vetëm drejtorët, diku së bashku me zëvendësit e tyre dhe në të tjerat vetëm të dytët. Lista ka rikthyer kaosin në shkolla dhe shumë drejtues thuajse ia kanë varur punës duke u paraqitur formalisht në punë sa për të thënë. Kjo kategori që kërkon me doemos të ruajë privilegjet e drejtuesit ka nisur të kërkojë rrugë të ndryshme por në asnjë rast atë të ballafaqimit me punën e rezultatet pasi kjo do i ndëshkonte shumë prej tyre ngase kanë punuar pak apo edhe fare. Ndonëse një pjesë kanë menduar se kanë imunitet për shkak se janë të deklaruar si militantë të PD apo se e kanë paguar vendin e punës, zhvillimet e kohëve të fundit po tregojnë të kundërtën duke mos i dhënë mundësi askuj të rri i qetë në trazirat që kanë përfshirë arsimin në Durrës. Gjonçi nuk ka bërë as më pak e as më shumë seç kanë bërë pararendësit e tij. Edhe ky, që sot është ulur në karrigen e drejtorit të arsimit, ndonëse është vegël e të tjerëve, ka bërë të njëjtat veprime duke nxjerrë fjalë për nisjen e një reforme të thellë. Kjo i ka shërbyer për të siguruar përfitime jot ë pakta atij dhe klanit. Në mesin e drejtuesve të përfolur ka edhe specialist e të përkushtuar. Kjo kategori ka shpresuar se padrejtësitë do i denonconin deri tek kryeministri. Por Sali Berisha ka tre vite, saktësisht pas zgjedhjeve të vitit 2009, që sms në numrin e tij të telefonit 0692099410 ia ka deleguar Flamur Nokës dhe ky i fundit veçse ia pastron telefonin. Kështu arsimi në Durrës është plotësisht në duart e një klani që shkel me të dy këmbët ligjet e shtetit për qëllime përfitimi. Nuk ka më kritere për emërimet, lëvizjet, shkarkimet, transferimet, ngritjet në detyrë apo uljet nga përgjegjësia administrative e institucionale. Sot në Durrës nuk bëhet me fjalë për kritere si: niveli arsimor, kualifikimi, përkushtimi e të tjera. Edhe militantizmi politik pak apo aspak mbetet kriter. Përpilimi listave dhe bërja pulbike përmes të besuarve të drejtorit të arsimit në shkolla është metoda më e mirë e ushtrimit të presionit. Çdonjëri që bëhet objekt i kësaj “reforme” korruptive e mëson atë që e pret përmes sekserëve të drejtorit të arsimit.

Previous articleSherr në kryesinë e PD-së së Durrësit. Ismail Dervishi: Hiqeni nga lista Arqile Gorenë, është mafioz dhe hajdut
Next articleTeuta e para për fairplay