Home Aktualitet Berisha mashtroi qytetarët e Durrësit me inagurimin e impiantit në Shën Vlash

Berisha mashtroi qytetarët e Durrësit me inagurimin e impiantit në Shën Vlash

inagNga Xhevo Gradica / Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka mashtruar me përurimin e impanitit të ujrave të zeza në Shën Vlash të Durrësit. Specialistë, të cilët e njohin shumë mirë këtë sektor, kanë bërë të ditur se Berisha ose ka mashtuar, ose është mashtruar pasi impanti nuk ka nisur funksionimin dhe nuk mund të kryejë procesin për shkaqe teknike. Fakti se ende nuk është përfunduar lidhja e të gjithë sistemit të kanalizimeve ka krijuar bindjen se protagonistët e këtij përurimi kanë manipuluar për qëllime elektorale, që përkojnë me fushatën politike për zgjedhjet e 23 qershorit. Tenderimi për të ndërtuar këtë impiant me ndikim shumë të madh në zonën turistike është bërë në vitin 2005, ndërkohë që lidhja e kontratës është shtyrë për një vit. Ky ka qenë edhe sinjali i parë i manipulimit që ka të bëjë me korrupsionin në strukturat qeveritare. Projekti parashikonte t’i jepte fund ndotjes së detit në zonën turistike të Durrësit nga Përroi Agait deri tek Ura e Dajlanit, zonë e cila në sezonin e verës është tejet e frekuentuar nga pushues vendës dhe shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Impiani, që mendohet se ka kushtuar rreth 11 milion euro, ka përfunduar, ndërkohë që drejt përfundimit është edhe shtrirja e linjës nga Përroi Agait deri në hyrje të Durrësit. Ky investim ka kushtuar afro 7 milion euro dhe ende nuk është mbyllur në një kohë që kryeministri Berisha ka bërë përurimin. Specialistët kanë bërë të ditur se impianti ka një infrastrukturë dhe teknologji shumë të avancuar, por nga ana tjetër projekti do të duhet edhe për disa vite që të marrë rrugën e zgjidhjes. Bëhet fjalë për lidhjen e kolektorit që vjen nga Përroi Agait drejt Urës së Dajlanit, pikë që kërkon detyrimisht gërmime nëntokësore për ta lidhur me linjën që ka përfunduar së shtriri nga Ura e Dajlanit deri tek impianti në Shën Vlash. Nyja për të cilën bëhet fjalë kërkon jo vetëm kohë, por edhe kompromise pasi duhet rënë në ujdi me biznese për të filluar gërimet. Kanalizimet që kanë përshkuar tej e tej rrugën e Plazhit nuk kanë asnjë pikë derdhje e lidhje. Kjo, sipas specialistëve, mjafton për të thënë se ujrat e zeza nuk kanë hyrë ende në sistemin e përpunimit edhe pse kryeministri shqiptar Sali Berisha u shfaq duke rrotulluar çelësin në një nga kabinat e impiantit. Por veç këtij fakti me shumë rëndësi është edhe pohimi specialistëve lidhur me kohën që duhet për të vënë në gjendje pune impiantin. Ata pohojnë se në impiantin e Shën Vlashit është bërë një provë e cila ka ndalë mekanikisht fekalet por nuk ka bërë asnjë lloj përpunimi kimik. Sipas tyre impianti duhet nga njëra anë të ndajë masivin fizik të fekaleve nga ujrat dhe këto të fundit duhet t’i nënshtrohen përpunimit kimik. Por në impianin nuk është bërë ende asnjë provë me kimikate dhe kjo për arsyen e thjeshtë se nuk është vënë në sistem e gjithë linja. Për të mos mjaftuar ky pohim, specialistët thonë se nga Shkëmbi i Kavajës dhe deri tek Ura e Dajlanit kërkohet një investim i ri. Ky investim do të synojë që të shtrijë linjat në degëzime, pra një linjat të treta, nga bizneset e holetet drejt kolektorit kryesor. Aktualisht tubacioni nga Përroi Agait deri tek Ura Dajlanit nuk është vënë në punë pasi nuk ka material, nuk ka furnizim nga linjat terciale drejt këtij magjistrali. Linja e brendshme do të kërkojë së paku edhe 3 milion euro për të cilat ende nuk është bërë fjalë. Gjithnjë sipas specialistëve do të duhen edhe katër vite të tjera për të arritur në provën e parë të cilën formalisht dhe në mënyrë manipulative e bëri kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Previous articleMaqedoni, dorëhiqet lideri i partisë më të madhe opozitare Branko Cërvenkovski
Next articleBamir Topi për “Bulevard”: Rrugëtimin FRD-ja e ka nisur në start dhe jo në finish për pazare