Home Politike Berisha kundër legalizimit të kanabisit: Shqipëria do të bëhet Kolumbia e Evropës

Berisha kundër legalizimit të kanabisit: Shqipëria do të bëhet Kolumbia e Evropës

Ish kryeminsitri Berisha është shprehur kundër legalizimit të kanabisit në vendin tonë. Me anë të një shënimi në facebook, ai shkruan se nëse kanabisi legalizohet, Shqipëria do të kthehet në Kolumbinë e Europës.

Postimi i Plotë:

Arriti! Ediskobari apo Noriega i Shqiperise do kurorezohet Mbreti i Kanabistanit. Kjo eshte goditja me e rende e qenies, shendetit fizik dhe mendor, identitetit, reputacionit dhe te ardhmes se shqiptareve dhe Shqiperise. Me kete akt Shqiperia e shpallur keto vitet e fundit Kolumbi e Europes apo Kanabistan shnderrohet ne eksportues kryesor krimi dhe behet nje vend qe kercenon keshtu sigurine e vendeve te rajonit dhe me gjere. U bej thirrje shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar te kundershtojne kete kurorezim ne mbrojtje te interesave jetike te tyre.

 

SOURCEbulevard news
Previous article“Fondi i teatrit për të rinj”, afati për aplikimin e projekteve deri më 15 prill
Next articleDita e katërt/ Nisin kërkimet në lumin Fan për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit