Home Politike Berisha krahason pagat e mjekëve me kolegët në Kosovë: Jemi katandisur një...

Berisha krahason pagat e mjekëve me kolegët në Kosovë: Jemi katandisur një mjek për 20 mijë banorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se sistemi shëndetësor në Shqipëri po vuan mungesën e mjekëve dhe infermierëve.

Komëntet Berisha i bëri gjatë një takimi me degët e Tiranës, ku tha se rreth 4 mijë mjekë dhe infermierë kanë emigruar në Gjermani kohët e fundit.

Berisha tha gjithashtu se pagat e mjekëve në Shqipëri janë sa gjysma e pagave të kolegëve të tyre në Kosovë.

“Transporti urban do subvencion për biletat. Kërkon përzgjedhje me garë. Këtu është një kaos i vërtetë dhe ai është më shumë fiktiv sesa real sot. Kujdesi shëndetësor. Para 2 muajsh unë isha në Gramsh. Një mjeke mori fjalën dhe diskutoi. “Unë jam mjeke për një territorr që përfshinte 4 komunat e mëparshme, për 20 mijë banorë”, tha ajo. Kështu ka qenë Shqipëria në vitin 1960, kur mjekët ishin të paktë.

Këtu u katandisëm ne, ku ky i la mjekët me rrogat më të ulëta. Kanë emigrauar deri tani në Gjermani 4 mijë mjekë. Rrogat e mjekut në Shqipëri janë sa gjysma e atyre në Kosovë. Duhet të rrisësh rrogat që të përballosh presionin e tregut ndërkombëtar. Kjo do të ndodhë. Por për fat të keq kjo duket politikë e qëllimshme”, u shpreh Berisha.

Previous articleKatër bashki përballen me gjoba për mosraportim të aktiviteteve publike
Next articleThe Weeknd thyen rekord në Spotify, kënga e tij u dëgjua mbi 300 milionë herë për një muaj