Home Slideri Berisha komandon në listën e sigurtë të gjithë durrsakët që punojnë në...

Berisha komandon në listën e sigurtë të gjithë durrsakët që punojnë në kabinetin e tij. Ngelin jashtë Gorea, Xhaferri dhe klani Olldashi

pd durresSali Berisha duket se ka hequr dorë nga përfaqësuesit politik në Durrës dhe aq më shumë nga njerëzit që përfaqësojnë shoqërinë civile. Burime te sigurta kanë bërë të ditur se tashmë lista e sigurtë në PD-në e Duirrësit ka marrë formësimi9n e saj dhe siguria shkon deri në numërin gjashtë ku pritet që të jetë dhe numëri që do të marrin dy partititë kryesore për të lënë një mandat në diskutim mes Lefter Kokës dhe Gazmend Oketës. Ajo që bëhete ditur nga PD ka të bëjë me faktin se shumë nga emrat e përgojuar janë jashtë listët së sigurtë dhe aq më shumë që ata po ndihen të terrorizuar edhe nga bizneset që kanë nisur për ti shërbyer një kandidi të mundshëm të tyre. Aktualisht në gjashten e sigurtë të PD-së në Durrës mungojnë dhe emra që janë me mjaft reputacion, po Berisha ka vendosur që ta bëjë listën me njerëz të kabinetit të tij dhe aq më shumë që kanë lidhje me Durrësin. Kështu burimet bëjnë të ditur se lista prej shtatë personashtashmë ka marrë ok nga Berisha dhe ata janë : Eduard Halimi që është dhe drejtuesi i grupit të punës, 2-Grida Duma , aktualisht z/ministre e integrimit, 3-Klodian Merlika, punonjës në Sigurimet shoqërore dhe me mjaft reputacion në qytetin e Krujës, 4-Oerd Bylykbashi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës në kabinetin e tij, 5-Gjergj Lezhja, njeriu më besnik i kryeministrit dhe një nga njerëzit që gëzon mjaft reputacion në Durrës, 6-Artan Hoxha, analist, ish kandidat për president dhe një nga njerëzit që ka qenë themelues i PD-së. Kjo është lista e Berishës për të marrë gjshtë deputetë të sigurtë, ndërsa mundësitë për të marrë një mandat të tjerët nga kjo parti janë dhe emra të tillë si Arqile Gorea, Ferdinand Xhaferri, Osman Metalla, etj . Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se nëse Albana Vokshi do të kandidojë në Durrës, ajo do të mënjanojë një tjetër figurë mashkullore, por gjithsesi lista që do të jetë para durrsakëve jka të bëjë vetëm em njerëzit që janë pjesë e kabinetit të tij ose aq më shumë njerëz të afërt të tij. Ajo që bie në sy në këtë listë ka të bëjë me faktin se Berisha ka eleminuar klanin Olldashi.

Previous articleGazmir Bizhga: Liçensat e Fabrikës së Çimentos po e shkatërrojnë mjedisin dhe po e kthejnë në një katastrofë me ligj
Next articleNjë varg mekanizmash për integrime evropiane