Home Politike Berisha jashtë zgjedhjeve, nuk regjistrohet në koalicionin me Metën

Berisha jashtë zgjedhjeve, nuk regjistrohet në koalicionin me Metën

Sali Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve lokale të 14 majit. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi nuk e regjistroi Berishën në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ky koalicion do të përbëhet nga tre partitë politike; Partia e Lirisë (PL), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Partia Demokristiane (PDK).

“Jemi perballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashke Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.

Previous articleEscobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes
Next article“Askush nuk është mbi ligjin”, Scholz reagon për urdhër arrestin ndaj Putin