Home Aktualitet Berisha i premton mandatin e deputetit , Arqile Gorea i kthen...

Berisha i premton mandatin e deputetit , Arqile Gorea i kthen Durrësit televizionin lokal

DGOREA Durrësi do të ketë një televizon lokal pas katër vitesh dhe këtë gjë e ka mundësuar drejtori i përgjithshëm i  Postave,  Arqile Gorea.  Burime të besueshme pranë PD-së kanë bërë të ditur se Gorea disponon një frekuencë të cilën do ta vërë në shfrytëzim për fushatë elektorale të kësaj partie nëpërmjet një televizioni, që nisur nga fakti  se e drejton Gorea do të zgjasë vetëm pak muaj. Ndërkohë që në Durrës një grup teknikësh dhe puntorësh po instalojnë paisjet, Gorea duket se do të rikthejë pas 5 vitesh  një televizon lokal në Durrës edhe pse për momentin sinjali i televizionit të Goreas që ende nuk dihet si do të quhet vjen nga emërtesë me “kosovë”. Gorea njihet si një nga njerëzit më të fuqishëm aktualisht në PD dhe kjo e ka bërë atë që të jetë në listën e sigurtë të PD-së për Durrësin pa as më të voglin diskutim dhe pse njerëzit që e kanë marrë vesh brenda PD-së kanë nisur reaksionin. Po Gorea shihet si njeriu i cili jo vetëm është i fuqishëm financiarisht, po edhe njeriu që bën gjithnjë “qenin e rrahur” kur Berisha është në pushtet. Ai ka pasur një televizion lokal dhe më pare, por e shiti atë pasi mori detyrën e  drejtorit të Postave. Tashmë ai ka mundur të sponcorizojë jo vetëm me reklama mediat e djathta po edhe me paga, ndërsa paguante si gazetarë të gazetës Postieri, shumë nga ata që punonin dhe punojnë në redaksi të mediave pranë PD-së. Ai është drejtori i parë i Postave në Shqipëri që ka bërë me detyrim blerjen e një gazete pranë PD-së. GJithsesi përveç kësaj hapja e televizionit nga Gorea ku pritet ta drejtojë një gazetar “copy-paste” shihet si një ogur i mirë për qytetin e dytë në vend që ka pesë vite pa televizion lokal ku një të tillë e ka edhe Shijaku dhe aq më shumë edhe Preza

Previous articleEdhe Kisha Orthodokse në Durrës “test” për censusin. Gjysma e të anketuarve nuk e kanë plotësuar atë
Next articleSkandali: Krerët e partive të koaliciont i kërkojnë drejtorëve të emëruar para për nevojat e partisë. Institucionet drejt degradimit