Home Slideri Berisha i bën thirrjen “kërcënuese” Ramës: Do kesh fatin që meriton nëse...

Berisha i bën thirrjen “kërcënuese” Ramës: Do kesh fatin që meriton nëse prek logon e vulën e PD-së

Kreu i PD Sali Berisha, i ka bërë thirrje Edi Ramës të mos përpiqet të prekë flamurin, logon apo vulën e PD-së. Në fjalën e tij me rastin e 32 vjetorit të krijimit të PD në Elbasan, Berisha akuzoi Ramën se po ndalon regjistrimin e tyre në gjykatë sepse e ka frikë PD dhe popullin opozitar.

“Nuk kemi menduar kurrë as të blejmë kryetarë opozite as të përpiqemi me makinacione të ulëta tu marrim flamur logo e vulë, por i them këtu, do të kesh fatin që meriton nëse guxon t’i prekësh. Gjykata ja ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke tmerr nga PD dhe populli opozitar. Bëju gati të përballesh. Ne do fitojmë. Do marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.

Previous articleAmbasadori i OSBE-së takon Ramën në Kryeministri: Presim një bashkëpunim të madh
Next articleHarry Kane shënjestra kryesore e United