Home Aktualitet Berisha i bën thirrjen e fortë Yuri Kim, tregon shqetësimin e tij...

Berisha i bën thirrjen e fortë Yuri Kim, tregon shqetësimin e tij të madh: Mos lejoni që…

Anëtari i këshillit të ambasadorëve, Mal Berisha ka bërë një thirrje të fortë këtë mëngjes. Berisha gjatë një bisede në ABC News i është drejtuar ambasadores Amerikane, Yuri Kim për ta ruajtur kinemanë e mbetur brenda shkollës bujqësore amerikane ‘Ch.T. Erickson’ në Golem të Kavajës. Kujtojmë që kjo shkollë u shemb pak muaj më parë.

“Shkolla u ndërtua më 1925 dhe Erikson ja dorëzoj më pas një fondacioni të lindjes së afërt dhe ata dërguan një arkitekt amerikan, i cili erdhi dhe bëri një tur në Shqipërinë e mesme. Kinemaja është ndërtuar 1935, pastaj në vitin ‘39 kur erdhën italianët, ata kishin urrejtje dhe prishën. Më ‘45 me ardhje e pa komuniste, i vun emrin ‘Ylli i kuq’. Deri kur u prish kohët e fundit.

Nuk uroj që ajo shkollë të ketë fatin e teatrit, pasi nuk ka dëmtime nga tërmeti. E kanë lënë të degratuar, shkojnë njerëz herë pas here dhe e prishin. Unë sugjeroj që aleati ynë është Amerika dhe uroj të mos lejojë të shkatërrohet. Unë prej kësaj studio i bëj thirrje ambasadës Amerikane, ambasadores, të cilët përmendin dashurinë e tyre pasi ka shumë familje shqiptare në Amerikë dhe duhet  të ruajmë këtë marrëdhënie midis dy vendeve”, u shpreh Berisha.