Home Politike Berisha ‘gërmon’ në arkiva, zbardh letrën nga Presidenti i Hungarisë: Të falenderoj...

Berisha ‘gërmon’ në arkiva, zbardh letrën nga Presidenti i Hungarisë: Të falenderoj që më urove

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i ka kthyer përgjigje Sali Berishës disa javë pasi ky i fundit e uroi për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Hungari.

Në letërkëmbim ku më së shumti bie në sy që mbart datën 5 maj, kryeministri Orban ka theksuar se kjo fitore e tij është një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë.

Orban ka kujtuar edhe vizitën e ish-kryeministrit dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Budapest në vitin 2014. Gjithashtu Orban i ka uruar Berishës suksese në detyrat e tij të reja me përgjegjësi të larta.

” I dashur zoti president,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtare dhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë.

Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë.

Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona.

E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë.

Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta kristiano-konservatore dhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta.

I juaji me sinqeritet,

Viktor Orban”, thuhet në letrën e kryeministrit hungarez.