Home Opinion Berisha dhe Meta, po dëmtojnë frymën e fushatës zgjedhore të kandidatëve të...

Berisha dhe Meta, po dëmtojnë frymën e fushatës zgjedhore të kandidatëve të primareve

Nga Stiljan Dedja

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 Majit po arrin pothuajse pikun e zhvillimit të saj. Lufta ndërmjet dy kampeve sa vjen dhe ashpërsohet, duke bërë pjesë të saj edhe fyerjet, sharjet, akuzat e pabaza si dhe shpifjet e vazhdueshme.Duket qartë që zëri dhe argumentet e paraqitura nga kandidatet e “foltores”, po shuhen nga të bërtiturat e Berishës dhe Metës, të cilët po na çfaqen përditë në ekrane, duke i kthyer këto zgjedhje nga zgjedhje për drejtues lokaë në zgjedhje politike.Gjuha e tyre fyese dhe denigruese ndaj kundërshtarit qëndron vazhdimisht  në gojën e tyre, duke dëmtuar kështu edhe imazhin e kandidatit të partisë së tyre.Duket qartë, që kandidatët e primareve akoma nuk po na tregojnë frymë dhe argument bindës,se përse ato duhet të marrin drejtim e bashkive?! Shohim që kandidatët e foltores nuk po këmbëngulin te problemet më të rëndësishme që shqetësojnë sot qytetarët tanë, duke argumentuar me prova dhe fakte ato që ka thënë tërë kësaj kohe Berisha dhe Meta si : “Korrupsioni,abuzimet me pronat ,pushtetin, biznesin,taksat e larta, çmimet e larta, për Oligarkët, për shtetin me më pak taksa etj”. Kandidatët po merren me “autobuza falas” dhe me “korsi biçikletash” etj.Tek kandidatët nuk po dominon, argumenti, faktet dhe provat.Gjithmonë e më shumë shohim brutalitetin me plot fyerje, sharje dhe shpifje të Berishës dhe Metës, të cilët me imazhin e tyre negative të “Non- Grata” dhe të “hileqarit”, i cili po çfrytëzon mungesën e emrit dhe vulës së foltores, për përfitime elektorale të partisë së tij, po dëmtojn seriozisht fushatën elektorale të kandidatëve të primareve.Votuesit e djathtë e shohin z Meta si të majtë dhe personi që e “tradhëtoi” partinë demokratike, duke i dhënë fitoren sipas tyre partisë socialiste të Edi Ramës më 2013.Ata e shohin Metën si personin që i “la në baltë”, bile personin që kur hypi në qeveri në aleancë me PS, filloi largimin nga puna të demokratëve.Ata nuk mund të pranojnë që- në krye të fletës së votimit të kualicionit BF, të mos jetë z Berisha, por të jetë z Meta. Kandidatët me argumentet dhe premtimet e tyre “nuk frymëzojnë për ndryshim”. Propozimet e tyre janë “teknike” dhe nuk po na japin një alternativë për të ardhmen, duke dëmtuar shpresën tek njerzit, që ky vend mund të bëhet.Njerëzit më shumë shohin një “Show”. Ata nuk po shohin, që  kandidatët ti dalin në ballë problemeve, duke premtuar edhe zgjidhjen e shqetësimeve të njerëzve.Marveshja e Berishës me partinë PBDNJ të z Dule për lëshimin e Finiqit, Dropullit dhe Himarës kandidatëve të Dules, “përbën një turp” për foltoren dhe për kandidatët e primareve, të cilët nuk po arrijnë ta kundërshtojnë këtë marveshje të turpshme për ta. Ata nuk kanë argument mbrojtës përballë kundërshtarit, për ta justifikuar këtë veprim. Ata kanë bërë kualicion me persona që duan që, territoret shqiptare si Himara, të paraqiten si territore greke. Besoj që shumë veprime destabilizuese të z Berisha kanë sjellë përçarjen e PD,duke i sjellë sadopak probleme edhe kandidatëve të foltorës në luftën e tyre për bashkitë e vendit.Ata e kanë lodhur votuesin e djathtë dhe kanë larguar edhe më shumë nga pjesmarrja elektoratin asnjanës apo atë gri. Lufta e tyre elektorale me një drejtues “ Non grata” të shpallur nga Amerika dhe Britania e madhe i ka bërë ata inferior ndaj kundërshtarit qysh në fillimet e fushatës së tyre për bashkitë e vendit. Besoj që një veprim pozitiv i kësaj fushate është që- të gjithë kandidatët pjesmarrës në këto zgjedhje, nuk po përkrahin Berishën në luftën e tij kundër: Ambasadores Amerikane, sekretarit të shtetit Amerikan dhe amerikës, por po e shohin amerikën si aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm.

Previous articlePër zgjedhjet në Kosovë, Serbia fajëson Perëndimin
Next articleDritëro Agolli përsëri në Gramsh