Home Politike Berisha debat me Nikollën: Po shkelni ligjin, po e drejton parlamentin me...

Berisha debat me Nikollën: Po shkelni ligjin, po e drejton parlamentin me urdhrat e Ramës!

Sali Berisha ka debatuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Berisha tha se ka shkelur rregulloren duke mos kaluar në Kuvend rezolutën për dënimin e gjenocidit. Nikolla tha se e vërteta për rezolutën e gjenocidit është se Konferenca e Kryetarëve e ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur që duhet të dilet me një rezolutë të përbashkët.

Berisha: Nuk keni asnjë tagër të silleni në këtë mënyrë.

Nikolla: E sqaruam shumë qartë.

Berisha: S’keni sqaruar asgjë.

Nikolla: Duhet të jemi gjithë bashkë dhe të shkojmë me një rezolutë të përbashkët.

Berisha: Shkelje të ligjit të parlamentit.

Nikolla: Asnjë shkelje.

Berisha: Ju shkruani rregulloren e parlamentit, kryeni krim se shkelni ligjin e parlamentit, përcakton qartë se cili është qëndrimi që mbahet për rezolutat, 3 ditë nga data e dorëzimit shqyrtohet në kryesinë e parlamentit, ka tre javë që pret të shqyrtohet. Nuk është parlamenti dyqani yt, s’ke konceptet më elementare. Thuhet që tha një deputet ta çojmë në komisionin e jashtëm. Ligji nuk e parashikon. Vjen në Kuvend, bëhet diskutim. Po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, sipas urdhrave që merr nga Edi Rama, rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlamentin. Do përgjigjesh shumë keq, relatore e paskrupullt, provokon një parlament, një opozitë një popull opozitar, kjo është anti-ligjore.

Nikolla: Konferenca e kryetarëve e ka marrë në shqyrtim në datën 15 dhe 20 dhe ka dakordësuar që të kemi një rezolutë të përbashkët kjo është e vërteta.