Home Politike Berisha: Basha të bëhet ‘i penduari i drejtësisë’, të thotë të vërtetën...

Berisha: Basha të bëhet ‘i penduari i drejtësisë’, të thotë të vërtetën për lobimin rus

Sali Berisha ka shigjetuar sërish Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus, duke thënë se ai duhet të bëhet “i penduari i drejtësisë” dhe të zbardhë të vërtetën për 500 mijë dollarët e marra nga Rusia.

“Të regjistrohet “pentito”. Të shkojë në drejtësi dhe të regjistrohet “pentito”. Nëse e bën këtë, mund të nxjerrë shumë gjëra Lulzim Basha. Le të nxjerrë çdo gjë. Të shkojë të regjistrohet i penduar, por vetëm të zbardhë të vërtetën si i penduar. Personalitete të diasporës më kanë konfirmuar se kanë firmosur deklarata për para që nuk i kanë dhënë dhe janë të gatshëm ta deklarojnë para drejtësisë. Po prokuroria shqiptare kishte urdhër nga Edi Rama të mbyllë çështjen dhe nuk mori në pyetje asnjë prej tyre. Ndërsa Meta, është një gjah i mirëfiltë shtrigash i Edi Ramës”, u shpreh ish-kryeministri.

 

Previous articleSot votëbesimi i qeverisë së koalicionit të djathtë në Parlamantin e Italisë, Giorgia Meloni do të mbajë fjalim
Next articleSi është marrëdhënia e saj me Albi Nakon? Flet Klaudia Pepa