Home Politike Berisha anulon konferencën me gazetarët, shkak gjendja e tij shëndetësore

Berisha anulon konferencën me gazetarët, shkak gjendja e tij shëndetësore

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të zhvillojë konferencën e përjavshme. Sot, si çdo të premte, Kreu i Partisë Demokratike nuk ndodhet në selinë blu duke përgatitur daljen përballë gazetarëve, por është i sëmurë.

Burime nga selia blu, bënë me dije se Berisha është me virozë gripale dhe se gjendja e tij shëndetësore është në përmirësim e sipër. Brenda pak ditëve, kryedemokrati do të jetë në gjendje tu bashkohet deputetëve e të ndjekë aktivitetet e tij politike.

Berisha nuk u pa as një natë më parë mes demokratëve, të cilët u mblodhën për 32-vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike./ Shqip

Previous articleAndrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së Edmond Papës dhe e mori një ditë para se të shpallej në kërkim
Next articleShkodra kësaj radhe është beteja më e rëndësishme për PS-në dhe PD!