Home Politike Berisha: Alibeaj i shkarkuar, asnjë masë për deputetët që nuk morën pjesë

Berisha: Alibeaj i shkarkuar, asnjë masë për deputetët që nuk morën pjesë

Sali Berisha thotë se nuk do të marrin asnjë masë ndëshkuese për deputetët e PD-së që nuk morën pjesë në në Kuvendin Kombëtar. Berisha tha se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar nga posti i kreu të grupit parlamentar.

“Nuk ka një përjashtim por realitetet janë realitete. Nëse u bë një vështrim retro u bë si një apel për tu bashkuar sa më shpejt. Ai është anëtar i grupit parlamentar dhe anëtar i PD. Ky Kuvend ishte i hapur, është në tagrin dhe të drejtën e tyre të bëjnë zgjidhjen e tyre. Këtë tren s’ka forcë që ndalon. Treni ecën drejt fitores. Grupi i ekspertëve do të përcaktojë procedurën e emërimit të kryetarit të grupit parlamentar që duhet të jetë një prej nënkryetarëve të partisë. Varet kush do të votohet për nënkryetar partie. Alibeaj është i shkarkuar”, tha Berisha.