Home Kosova Beogradi as që kishte imagjinuar marrëveshje të tillë

Beogradi as që kishte imagjinuar marrëveshje të tillë

thaci ashtonKryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se me propozim të marrëveshjes së Brukselit për veriun e Kosovës është garantuar siguria më e madhe e mundshme e popullatës serbe në veri të Kosovës.

“Kemi marrë garanci nga ata që komandojnë,e garanci është se ushtria e Kosovës nuk guxon të kalojë në veri. Është hera e parë që kemi marrë garanci të tilla. I kemi marrë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s (Anders Fogh Rasmussen), e aty ka qenë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton”, ka thënë Daçiq, njoftojnë medie të Beogradit.

Ai ka sqaruar se ushtra e ardhshme e KOosvës “ose cilido formacion” nuk do të mund të hyjë në territoret e katër komunave.

“Mund të shkojë në veri vetëm me pëlqim të KFOR-it, përkatësisht të NATO – s dhe vetëm me pajtim serb. Ne nuk kemi mundur as të imagjinomë garanci më të madhe”, ka thënë Daçiq.

Kryeministri serb ka përsëritur se vazhdon të marrë mesazhe kërcënues për marrëveshjen porse unë nuk frikohem se nuk jam tradhtar.

Duk folur për Rusinë ai ka thënë se ky vend e përkrah qëndrimin serb për Kosovën dhe ku e kushtëzon përkrahjen.

“Kur flasim për zgjidhjen përfundimtare, është e qartë se ajo nuk mund të arrihet pa KB. Kjo është atuja jonë kryesore, të gjitha të tjerat janë organizma që nuk varen nga ne… dhe për këtë arsye na duhen konsultime me Rusinë”, ka thënë duke hedhur poshtë konstatimet se është tradhtuar.

“Po qe se më tërhiqni për gjuhe, do të them një pjesë e rëndësishme serbëve merr paga nga Kosova. Dhe ata nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë e unë po se kam parafuar… ne duam t’iu ndihmojmë, nuk është në pyetje vetëm Kosova, është në pyetje ekzistenca biologjike e vendit. Ndoshta dikush do të na gjykojë, por jam i sigurt se brezat më pas do të na respektojnë”, ka thënë Daçiq.

Previous articleKoreja Veriore do statusin e shtetit bërthamor
Next articleS’ka “Republika Serpska” në veri